Analisti Arjan Curri ka komentuar protestat e studentëve dhe skenarët që mund të ndiqen në vijim, duke u ndalur te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesës për dorëheqje dhe te mundësitë që mund të sjellë zhvillimi i situatës politike.
Sipas Currit, vendi rrezikon të futet në një cikël të gjatë përplasjesh, me protesta, dhunë dhe mungesë dialogu mes palëve. Ai paralajmëroi se kjo situatë mund të zvarritet, nëse protestuesit dhe qeveria mbeten të palëkundur në qëndrimet e tyre.
“Këta thonë jep dorëheqjen, ai thotë nuk e jap. Ka ngecur realiteti në një gropë. Nuk duhet të futemi në këtë gropë, me dhunë, gurë dhe paqe me policinë. Më pas Rama që del në ndonjë gërmadhë. Nuk duhet të futemi në këtë cikël 150-ditor.
Nuk duam dialog, Rama thotë në rregull le të vazhdojmë ta shtyj deri në fund. Ka edhe një version tjetër që mund ta ndjekë Rama, kurthi i dorëheqjes. Sepse Rama edhe po të krijojë qeveri teknike, ai vetë do të jetë. Je kishim një Gjushi që e hoqën, bën ende ligjin në Durrës.Kishim edhe Belën, drejtorët bëjnë be për kokë të saj, ajo vendos ende. E njëjta gjë edhe me Berishën në PD. Mund të jetë edhe Spiropali një mundësi për kryeministre të qeverisë teknike. E vetmja gjë që mund të bëjnë studentët është të organizohen politikisht.
Disa prej tyre janë shumë të artikuluar. Nuk presim nga ju të vini me një program, por as të na thoni ju se nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë nesër. Nga kjo përfiton Rama, se ai thotë se unë e di se ç’do të bëj nesër.
Rama ose e çon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe pas 45 ditësh fiton. Jo me 82 mandate, por me 71 dhe thotë se fitova. Ose do ta mbajë me zor dhe ju fitoni kohë për tu organizuar politikisht. Edhe pa program fare. Po kërkuat ndihmë, ua japim, po nuk u nevojit nuk ka problem”, u shpreh Curri në “Top Story”.
Analisti u ndal edhe te skenarët e mundshëm politikë, duke përmendur zgjedhjet e parakohshme dhe mundësinë e një qeverie teknike. Sipas tij, edhe një ndryshim në drejtimin formal të qeverisë nuk do të garantonte domosdoshmërisht ndryshimin e mënyrës së ushtrimit të pushtetit.
Në përfundim, Curri u bëri thirrje studentëve protestues të organizohen politikisht, duke theksuar rëndësinë e qartësimit të hapave të mëtejshëm dhe të asaj që synojnë të arrijnë përmes protestave./ad
