Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot dorëheqjen nga posti i tij këtë të mërkurë.
Lajmin ai e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u shpreh se vendimi vjen pas një reflektimi të gjatë mbi të ardhmen e forcës politike që ka drejtuar.
“Ka qenë nder i madh të udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës. Së bashku kemi kaluar shumë sfida dhe kemi arritur rezultate të rëndësishme. Megjithatë, një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje”, deklaroi Krasniqi.
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ndodhin dorëheqjet si në Kosovë? Pse në Kosovë ka kaq shumë kulturë demokratike dhe sens real të garës në politikë?
Duket sikur në Shqipëri vetëm vdekja i largon kryetarët e partive. m.p.
