Last Updated on 09/10/2026 by Anisa
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit 2026 reformën territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës dhe me protesta jashtë godinës së Parlamentit.
Në votimin përfundimtar, 85 deputetë votuan pro reformës. Një nga votat kundër ishte edhe “Neomalësorja”. Marjana Koçeku e kishte deklaruar edhe para votimit qëndrimin e saj.
Për ta theksuar akoma më shumë ajo ka shpërndarë edhe një video, ku ka filmuar momentin e votimit kundër, teksa në sfond shoqërohet me rrëmujën dhe trazirat e shkaktuara nga opozita në momentin vendimtar.
Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar shihet duke gjuajtur shishe plastike uji drejt mazhorancës.
