Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre për t’iu bashkuar lëvizjes dhe për të bojkotuar procesin mësimor.
Këtij tubimi i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë, të cilët kanë lënë auditorët dhe kanë dalë për t’u bashkuar me protestuesit.
Pamjet tregojnë momentin kur studentët braktisin mësimin dhe i bashkohen kolegëve të tyre, në shenjë mbështetjeje për protestën që po vijon në universitete./k.m
