Nga Ylli Manjani
Kulturën ja bëjmë vetes dhe është e jona.
Askush ska përse ta marrë personale këtë muhabetin e kulturës së korrupsionit.
Debati mbi mbi këtë temë, pra mbi kulturën e shoqërisë në betejë me korrupsionin ka nja 300 vite që është shkruar nëpër libra, ese e monografi emrash të mëdhenj.
Nuk e kuptoj aspak pse disa ndjehen të pickuar kur dikush në BE thotë se çështja e korrupsionit është e lidhur me kulturën e shoqërisë. Kjo është temë e përbotshme dhe e përhershme. Pra, dua të them se kjo tezë nuk është shpikur për ne shqiptarët posaçërisht.
Ajo vlen edhe për anëtarët e BE si Grekërit, Bullgarët, Rumunët, Italianët,Portugezët, Çekët, Polakët etj…
Nga ana tjetër nuk e kuptoj pse ndjehemi të pickuar, lir dikush ngankashtë na përmend kulturën, kur ne në ligjin themeltar të shtetit e prezumojmë veten “TË KORRUPTUAR” dhe “TË ORGANIAZUAR NË KRIM”?!!!!
Asnjë kushtetutë e rruzullit nuk e damkos shoqërinë e vet në këtë farë feje!
Pse çuditemi që na përmendin kulturën, që gjithsesi është shumë më e kultuar sesa vetdamkosja që i bëjmë vetes me ligj!
Këtu debati rracional është: a kemi gjetur mjetet e duhuara për luftuar këtë fenomen, brenda kuadrit kulturor të shoqërisë?
Ekzakt këtu kemi dështuar sepse ligjet tona janë populiste ë, damkosese dhe krejt pa lidhje me kulturën dhe nevojën e shoqërisë.
Ligjet tona, na vetëdamlosin kolektivisht, dhe përmbajnë dënime ekstreme. Sipas tyre korrupsioni është i dënueshëm që në mendim dhe në çdo nivel shoqëror. Thashethemi mjafton si provë. Fakti korruptiv nuk oa rëndësi…
Dnth ne dënojmë beten me ligjet suedeze, ndërkohë që faktikisht ndjehemi “krenarë” apo “të zotë që nuk na shkon zi moti” përballë faktit korruptiv. Se namin ja kemi vënë vetes, pse të mos bëjm edhe pare?!
Ja kjo është llogjika që kemi ngrirë në ligjet e shkruara, ku viktima është po aq kriminel sa xhelati.
E pra këto ligje vetë i kemi bërë e s’na ka faj njeri për to.
Mos harroni: as nusja nuk hedh valle nëse nuk ja mbushin sisët me pare…
Bye.
