Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ditën e sotme Nenad Vukmiroviçin, si ministër për Komunitete dhe Kthim. Emërimi i tij vjen pasi ditën e djeshme ministri paraardhës Nenad Rashiç, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Kurti e ka emëruar vetëm pak orë pasi u mandatua nga presidenta Vjosa Osmani për të formuar qeverinë e re.
Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim. m.p.
