Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se kanë nisur komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha Kurti.
Deri më 6 tetor, partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare.
Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit./k.m
