Last Updated on 22/06/2026 by EL
Kuvendi i ka bërë 11 rekomandime Bankës së Shqipërisë, për t’u plotësuar gjatë vitit 2026. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Milva Ekonomi prezantoi projektrezolutën, ku fokusin kryesor e zë përafrimi me acquis europian.
Ekonomi ra dakord me deputetët e opozitës, për të ruajtur kursin e këmbimit, ndërsa theksoi se ka një problem strukturor me tregtinë e jashtme.
Ndërkaq, në komision u diskutua edhe projektrezoluta për Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, ku u dhanë rekomandimet përkatëse./ET
