Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se kërkesa u rrëzua për shkak se objekti i kërkesës për shqyrtim është aktualisht në shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
“Objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare”, tha kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi./ K.M
