Në një kohë kur ritmi i jetës po bëhet gjithnjë e më i shpejtë, ushqimi po rezulton të jetë një nga aleatët më të rëndësishëm kundër stresit dhe lodhjes kronike. Sipas një studimi të fundit të publikuar nga “Harvard School of Public Health”, avokadoja është ndër ushqimet më të fuqishme për të mbajtur në ekuilibër nivelet e hormoneve të stresit në trup.
Ky frut është i pasur me magnez, një mineral i cili ndihmon relaksimin e muskujve dhe funksionimin e sistemit nervor. Një avokado në ditë mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të ulë ndjeshëm simptomat e ankthit.
Përveç avokados, ekspertët rendisin edhe disa ushqime të tjera që ndikojnë në qetësimin e organizmit:
- Arrat dhe bajamet, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës B6 dhe triptofanit;
- Banania, e cila ndihmon prodhimin e serotoninës – “hormonit të lumturisë”;
- Peshku i yndyrshëm si salmoni apo sardelet, që përmbajnë acide yndyrore omega-3, të njohura për efektet e tyre anti-stres.
Mjekët theksojnë se kombinimi i këtyre ushqimeve me një regjim të rregullt gjumi dhe aktivitet fizik të lehtë mund të përmirësojë ndjeshëm mirëqenien emocionale./KM
