Juventusi është pranë rinovimit të kontratës me Kenan Yildiz, duke e konsideruar atë një figurë qendrore të projektit të ri sportiv.
Pas interesimit të disa klubeve të mëdha europiane, drejtuesit bardhezinj kanë përshpejtuar bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2029.
Sipas mediave italiane, palët kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe firma pritet brenda pak ditëve. Kontrata e re do të parashikojë një rritje të ndjeshme të pagës, nga 1.7 milionë euro neto në sezon në rreth 6 milionë euro plus bonuse.
Yildiz pritet të bëhet futbollisti më i paguar i skuadrës, duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Dusan Vlahovic në fund të sezonit.
Marrëveshja përfshin edhe bonuse më të larta krahasuar me Jonathan David, pavarësisht se paga fikse është e njëjtë. Gjithashtu, është arritur dakordësi për një bonus nënshkrimi prej mbi 6 milionë eurosh./mxh
