Last Updated on 03/06/2026 by EL
Është zbardhur sot dëshmia e punonjësit të sigurisë së bankës OTP, Fehmi Çullhaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dje u krye një vjedhje në mes të ditës.
“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së bankës. Derën e bankës nuk e mbylla nga brenda, pasi kam harruar instiktivisht…” dyshohet të ketë dëshmuar Fehmi Çullhaj, i cili është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.
Referuar hetimeve të deritanishme, Çullhaj është vënë në pranga pasi ka lënë derën e bankës hapur dhe është larguar në tualetin e brendshëm, duke treguar kështu pakujdesi në orarin e punës, raporton gazetari Elton Qyno.
Për shkak të mungesës së rojes, autori i ngjarjes që vijon të mbetet i paidentifikuar ka hyrë lehtësisht në bankë me një kokore në kokë dhe teksa mbante në duar një armë lodër është drejtuar drejt sportelit të arkës.
Nga ku mësohet se ka marrë diku diku tek 10 mijë euro dhe është larguar sërish nga dera ku kishte hyrë./ET
