Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim me 12 prefektët e qarqeve.
Siç bëhet me dije përmes një njoftimi, gjatë takimit u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren.
“Garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile, veçanërisht zjarreve, si edhe funksionimi efektiv i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme”,-tha Lamallari.
Ministri Lamallari nënvizoi gjatë takimit se çdo strukturë duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësive të saj për t’u shërbyer qytetarëve./mxh
