Last Updated on 13/11/2025 by Monika
Kreu i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, njoftoi këtë të enjte rifillimin e turit të takimeve me diasporën shqiptare, duke nisur nga Frankfurti.
“Takohemi në Frankfurt. Zemra plot që po rinisim turin e takimeve me diasporën. Për ne, diaspora nuk është fushatë, është kauzë dhe besimi se Shqipëria Bëhet!” – tha Lapaj përmes një postimi në Facebook.
Takimi do të zhvillohet më 30 nëntor, në orën 15:00, në Frankfurt, Gjermani. Ky aktivitet politik i Lëvizjes Shqipëria Bëhet synon jo vetëm të dëgjojë zërin e shqiptarëve jashtë vendit, por edhe t’i përfshijë ata në organizim dhe vendimmarrje në politikën shqiptare.

