Last Updated on 06/10/2025 by adminfjala
Legjenda e Vasil Ruci ka folur sa i përket ndeshjes që Shqipëria do të luajë kundër Serbisë.
Ruci ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport”, atje ku dha edhe një ide sesi Shqipëria mund të befasojë kundërshtarin.
“I urojmë suksese ekipit kombëtar. Kundër Serbisë do të vendosen shumë gjëra, ky është rasti më i mirë që Silvinjo të justifikojë veten e tij për gjithë këtë kohë që ka qenë te ne.
Për mua me 99% kjo është një ndeshje trajnerësh, e vendos trajneri.
Unë do të doja që Mitaj dhe Broja të ishin në të njëjtin krahë, pra Broja të luante si sulmues i majtë. Për mua Broja me Mitajn do të kombinonin shumë mirë”, tha Vasil Ruci./e.t
