Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi se deputeti Bledion Nallbati ka mbetur i plagosur sipas tyre për shkak të dhunës së ushtruar nga policia dhe përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së sotme.
PD njoftoi se deputeti është dërguar tek spitali i Traumës pasi ka një goditje në kokë.
PD dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë ku kërkoi largimin e qeverisë.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit Sali Berisha, protestuesit hodhën koktejle me molotovë si dhe lëndë piroteknike në drejtim të Kryeministrisë e më pas drejt Parlamentit. Si pasojë e lëndëve plasëse mbetën kanë mbetur të lënduar katër efektivë./mxh
