Last Updated on 17/02/2026 by Anisa
Lëvizje në kupolën e Policisë së Tiranës. Besmir Dervishi është komanduar në detyrën e nën drejtorit, duke zëvendësuar Erion Ismailin.
Ky i fundit u pezullua nga detyra në kuadër të një aksioni të SPAK, pas hetimeve që lidhen me procedurat e tenderimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Dervishi nuk është një emër i panjohur për strukturat blu në kryeqytet. Ai ka drejtuar më herët Komisariatin nr. 3 dhe Komisariatin nr. 5 në Tiranë, ndërsa së fundmi mbante postin e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë./AD
