Këtë të martë rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshjet e fazës play-off, një moment vendimtar i kompeticionit.
Në orën 18:45, Juventus përballet në transfertë me Galatasaray në Stamboll. Italianët synojnë një rezultat pozitiv pas humbjes në kampionat ndaj Interit.
Në orën 21:00, Real Madrid luan ndaj Benficas, skuadër që e mposhti 4-2 në fazën e ligës. Madrilenët do të kenë avantazhin e ndeshjes së kthimit në shtëpi.
Në Francë, Paris Saint-Germain përballet me Monacon në një duel mes dy skuadrave të të njëjtit kampionat. Ndërkohë, Borussia Dortmund pret Atalantën në “Signal Iduna Park”, në një sfidë mes dy ekipeve me profil ofensiv./kb
