Industria e leximit po përjeton një ndryshim të madh: librat audio po kërkohen më shumë se ato fizikë në disa tregje ndërkombëtare. Kjo lidhet me ritmin e shpejtë të jetesës, ku njerëzit preferojnë të dëgjojnë libra gjatë udhëtimeve, stërvitjes apo punëve të shtëpisë.
Ekspertët thonë se kjo formë leximi po i afron më shumë të rinjtë me letërsinë dhe po krijon një treg të ri kreativ për aktorët e zërit dhe interpretuesit profesionistë./KM
