Liverpool-i gjen fitoren e parë të sezonit në Premier League, duke mposhtur Ipswich Town me rezultatin 0-2. “Reds” nisin menjëherë në sulm dhe e zgjidhin ndeshjen brenda nëntë minutave të para. Protagonisti është Alexander Isak.
Sulmuesi suedez godet dy herë dhe i jep Liverpoolit një avantazh të dyfishtë që në fillim të takimit. Pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para nën drejtimin e Andoni Iraola, Liverpooli më në fund arrin fitoren e parë të epokës së trajnerit spanjoll.
Ipswich përpiqet të reagojë pas fillimit të vështirë, rrit intensitetin dhe kërkon të rikthehet në lojë, por mbrojtja e Liverpoolit ruan avantazhin deri në pushimin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Iraola ndërhyn nga pankina dhe i jep debutimin sulmuesit Bradley Barcola, transferimi prej 123 milionë paundësh. Liverpooli vazhdon të kontrollojë ritmin e ndeshjes, ndërsa Ipswich tenton të gjejë golin që do të rihapte sfidën.
Por rezultati nuk ndryshon. Liverpooli fiton 0-2 falë dopietës së Alexander Isakut, i cili ngjitet në kuotën e tre golave këtë sezon. Me këtë sukses, “Reds” shkojnë në pesë pikë pas tri ndeshjeve të para të kampionatit dhe tani kthejnë vëmendjen te sfida e madhe e së mërkurës në Champions League, ku do të përballen me Atletico Madridin./k.m
