Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ayatollah Mojtaba Khamenei, u bëri thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi AP.
Në një letër drejtuar udhëheqësve fetarë, ai i cilësoi SHBA-në dhe Izraelin si “armiq të të gjitha vendeve islame”.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ayatollah Mojtaba Khamenei, u bëri thirrje vendeve myslimane për bashkëpunim, unitet dhe mbrojtje të ndërsjellë, në një letër drejtuar udhëheqësve fetarë të vendeve islamike që morën pjesë në një konferencë në Teheran.
Khamenei i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin si armiq të të gjitha vendeve islame dhe u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të bashkohen.
“Zgjidhja e problemeve të vendeve islame është uniteti, bashkëpunimi dhe miqësia në rrugën e së mirës”, shkroi ai.
Ai paralajmëroi se kushdo që krijon përçarje mes myslimanëve, me vetëdije ose pa vetëdije, po u shërben armiqve të Islamit.
Khamenei iu drejtua veçanërisht udhëheqësve të vendeve të Gjirit, duke pyetur nëse palestinezët do të ishin lënë “kaq të pambrojtur” nëse myslimanët do të kishin qenë të bashkuar.
Ai gjithashtu pyeti nëse “persona pa identitet” do të kishin guxuar të lakmonin territoret dhe pasuritë e vendeve të Gjirit, nëse popujt dhe qeveritë e këtyre vendeve do të ishin të bashkuara nën flamurin e Islamit.
Kjo thirrje vjen në një moment kur lufta ka nxjerrë në pah ndarjet e thella mes vendeve myslimane, veçanërisht pas sulmeve iraniane ndaj objektivave në vendet arabe të Gjirit dhe tensioneve rreth Ngushticës së Hormuzit./Mxh
