Bebe Rexha ka zgjedhur ta shënojë 37-vjetorin e saj në një mënyrë mjaft të veçantë. Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga New York-u, ku shfaqet duke pozuar me një pamje provokuese nga apartamenti ku po qëndron.
“Gëzuar ditëlindjen për mua”, shkroi artistja krahas postimit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.
Por përtej festës dhe imazheve të saj, 30 gushti është një tjetër moment për të kujtuar rrugëtimin e Bebe Rexhës në industrinë e muzikës. Para se të bëhej një emër i njohur në skenë, ajo ndërtoi reputacionin e saj si autore këngësh për disa prej artistëve më të mëdhenj të muzikës botërore.
Rexha ka qenë pjesë e krijimit të këngëve për emra si Selena Gomez dhe Nikki Williams, por një nga momentet që i dha një shtysë të madhe karrierës së saj ishte “The Monster”, hiti i interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.
Suksesi i këngës, e cila arriti majën e Billboard Hot 100, e ndihmoi Beben të hidhte hapin drejt një karriere solo. Në vitin 2015, ajo publikoi EP-në “I Don’t Wanna Grow Up”, ku përfshiheshin këngë si “I’m Gonna Show You Crazy” dhe “I Can’t Stop Drinking Without You”.
Më pas, artistja vijoi të forconte pozitat e saj në tregun ndërkombëtar. Bashkëpunimi me G-Eazy, “Me, Myself & I”, u kthye në një nga hitet e saj më të suksesshme dhe u rendit në Top 10 të klasifikimeve pop në vitin 2016.
Po atë periudhë, Bebe u bë pjesë edhe e “In the Name of Love”, bashkëpunimi i Martin Garrix, i cili u ngjit në Top 30.
Që prej atëherë, Bebe Rexha ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar ndërkombëtare, duke sjellë vazhdimisht projekte dhe bashkëpunime që e kanë mbajtur në qendër të vëmendjes skenën muzikore./mxh
