Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të përfshihet në negociata për t’i dhënë fund luftës në Sudan, pasi Princi i Kurorës së Arabisw Saudite, Mohammed bin Salman i kërkoi atij angazhim.
Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme për t’i dhënë fund mizorive në rajon dhe për të stabilizuar Sudanin, shkroi Trump në platformën X.
“Madhëria e Tij kerkon që unë të bëj diçka shumë të fuqishme me Sudanin. Nuk ishte në planet e mia të përfshihesha në këtë. Mendova se ishte thjesht diçka e çmendur dhe jashtë kontrollit. E shoh sa e rëndësishme është kjo për ju. Ne dhe Sudani do të fillojmë të punojmë”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump e priti Princin saudit në Uashington këtë javë ku bene marreveshje ne disa sektore dhe diskutuan per rritjen e investimeve ne te dyja vendet./MXH
