Përshkallëzimi i luftës ruse në Ukrainë është shoqëruar me reagime në ashpra në radhët e BE-së, vetëm një ditë pas Moska lëshoi 430 dronë drejt Kievit. Përfaqësuesja e Lartë e Unionit, Kaja Kallas deklaroi nga Roma se nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë.
E vërteta është se nëse fillojmë të investojmë në mbrojtje kur kemi vërtet nevojë për të, është tashmë tepër vonë, dhe është ende sot. Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”, tha Kallas. “Nëse nuk jemi të përgatitur, po rrezikojmë çdo euro që shpenzojmë për shkolla, spitale dhe sektorin kulturor”.

Nga ana tjetër, në një intervistë për median amerikan GB News, Trump ngriti shqetësimin se 25 mijë njerëz kanë vdekur gjatë muajit të kaluar në Kiev dhe Moskë.
Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president. Mendoja se kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Putin”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nëse është i zhgënjyer nga dështimi i tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj: “Po. Kam zgjidhur tetë luftëra dhe ka mbetur edhe një”.
Reagimet vijnë një ditë pas sulmeve ruse me bilanc 7 persona të vrarë e dhjetëra të plagosur në Kiev. Sulmet kanë vijuar edhe gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku vetëm në Kherson u vranë 3 persona.
Ushtria ruse njoftoi të shtunën përparime të mëtejshme në rajonin e Zaporizhzhisë të Ukrainës, ndërsa trupat e saj përparuan më tej në fortesën e Pokrovskut, skena e betejës më të përgjakshme në Donbas. Ukraina thotë se ka filluar prodhimin e dronëve të saj të rinj interceptorë të zhvilluar në vend për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore.