Last Updated on 15/11/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Krahas videos së postuar, Rama shprehet se hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim apo përjashtim.
“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimisht se aksioni i nisur para disa muajsh për lirimin e hapësirave publike do të vijojë derisa sa mos të ketë më zaptime të tilla nga bizneset./MXH
