Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka lëshuar një deklaratë për një agjenci ruse ku shprehet se Kremlini nuk ka pse të diskutojë zgjidhjen e luftës ndaj Ukrainës, nëse Bashkimi Europian nuk dëshiron paqen.
Peskov theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me anë të dialogut me BE-në në tryezë, atëherë Kremlini do të jetë i detyruar të përdor forcën sim jet për të arritur objektivat.
Zëdhënësi kritikoi mungesën e unitetit në brendësi të Unionit Europian.
“Do të shohim nëse ata mund të gjejnë kapacitetin dhe vendosmërinë e nevojshme për të arritur një qëndrim të përbashkët dhe për të vepruar shpejt. Deri më tani, ata nuk kanë pasur sukses.
Natyrisht, në një moment do të duhet ta diskutojmë këtë me evropianët. Pyetja është nëse ata me të vërtetë duan paqe. Nëse nuk e duan, diskutime të tilla do të ishin të pakuptimta.”, tha Peskov./Mxh
