Last Updated on 20/10/2025 by Kesjana
Luftanija amerikane USS Gerald R. Ford, më e madhja dhe më e avancuara në botë, ka zhvilluar ditët e fundit një seri operacionet ushtarake në Detin Mesdhe, me qëllim “rritjen e efektivitetit, gatishmërisë dhe fuqisë goditëse të Forcave Detare të SHBA-së”.
Anija gjigante, e lëshuar për herë të parë në vitin 2013, është projektuar për të rritur ritmin e misioneve ajrore dhe për të përmirësuar aftësinë e Marinës amerikane për të projektuar forcën e saj luftarake në distanca të gjata. Gjatë manovrave të fundit, avionët F/A-18E Super Hornet të skuadronit të sulmit VA-31 realizuan fluturime dhe ulje gjatë natës, në kuadër të stërvitjeve rutinë dhe patrullimeve operacionale.
Sipas burimeve të ushtrisë amerikane, këto veprime konfirmojnë praninë e qëndrueshme të SHBA-së në Europë dhe Afrikë, duke mbrojtur interesat e saj dhe të aleatëve në rajon. USS Gerald R. Ford përfshin teknologjinë më të fundit, si Sistemi Elektromagnetik i Nisjes së Aeroplanëve (EMALS) dhe Sistemi i Avancuar të Frenimit (AAG), që kanë zëvendësuar sistemet tradicionale me avull.
