Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Luiz Ejlli ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit trajton çështje që lidhen me drejtësinë, përgjegjësinë e shtetit dhe trajtimin e qytetarëve.
Në reagimin e tij, Luizi shprehet se një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të. Ai thekson gjithashtu se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë.
Në vijim të mesazhit, ai ndalet te pasojat njerëzore të ngjarjeve të dhimbshme, duke përmendur personat që kanë humbur jetën, ëndrrat e ndërprera dhe vuajtjet që mbeten larg vëmendjes publike.

Luizi i referohet edhe rastit të një studenti që kërkon drejtësi, por përfundon duke kërkuar mëshirë, ndërsa në fund të shkrimit përcjell një lutje për forcë për personat që po vuajnë dhe për shërimin e atyre që janë lënduar.
Përmes këtij publikimi, Luizi ngre në vëmendje çështjen e drejtësisë dhe përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve./mxh
