Last Updated on 14/10/2026 by EL
Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, që kanë nisur prej ditës së djeshme në Tiranë, kanë vijuar edhe sot, me incidente të dhunshme dhe efektivë të lënduar.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një efektiv i forcave speciale me fytyrën e mbuluar nga gjaku, pas përplasjeve gjatë protestës.
Përmes këtij postimi, Manja ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve, duke theksuar se veprime të tilla nuk mund të justifikohen si pjesë e një proteste studentore.
“Dhuna mbi policinë, institucionet dhe grabitja e pasurisë janë veprime banditësh dhe kurrë të studentëve!”, shkruan Manja./et
