Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident rrugor. Sipas raportimit të mediave italiane, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Audi”, të cilët u përplasën “kokë më kokë”.
I riu shqiptar ishte shoferi i “Audi”-t, ndërsa përplasja për të rezultoi fatale. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pasi nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve të marra.
Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti u mbyll për disa orë, ndërsa u rihap sërish për qarkullim. 20-vjeçari me inicialet K.G. është viktima e parë rrugore për këtë vit./K.M
