Manchester City ka arritur të triumfojë përballë skuadrës së Chelsea në finalen e madhe të FA Cup.
Supersfida e zhvilluar në stadiumin e njohur “Wembley” të Londrës u mbyll me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Qytetarët” e shënoi sulmuesi Antoine Semenyo. Futbollisti 26-vjeçar me origjinë nga Gana e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 72-të.
Ai e dërgoi topin në rrjetë falë një asisti të saktë të marrë nga Erling Haaland. Ky realizim rezultoi vendimtar për të thyer mbrojtjen londineze dhe për të siguruar trofeun.
Pas këtij suksesi, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e fiton këtë kompeticion për herë të 9-të në histori. Hera e fundit që Manchester City kishte arritur të fitonte këtë Kupë ishte në sezonin 2020/2021. Edhe gjatë atij edicioni, suksesi i klubit erdhi me teknikun spanjoll në stol./mxh
