Manchester United ka marrë fitore të madhe me përmbysje në Transfertë ndaj Crystal Palace 1-2.
Ishte skuadra vendase e cila bëri më mirë në pjesën e parë dhe krijoi edhe epërsinë.
Në minutën e 36-të Jean Mateta realizoi nga penalltia për 1-0. Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Djajtë e Kuq, kur në minutën e 54-të Joshua Zirkzee realizoi pas asistimit të Bruno Fernandes për 1-1.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Bruno Fernandes asistoi sërish, kësaj radhe te Mason Mount i cili realizoi për 1-2.
Me këtë fitore United ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 21 pikë. m.p.
