Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë mohuar raportet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar së fundmi vendin.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Emirateve, mbretëria tha se marrëdhëniet me Izraelin janë publike dhe nuk bazohen në marrëveshje jotransparente ose jozyrtare.
Deklarata vjen pasi zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar një takim sekret me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Izraeli pretendoi se të dy vendet kishin arritur një përparim historik në marrëdhënie.
“Çdo pretendim në lidhje me vizita të panjoftuara ose marrëveshje të pazbuluara është tërësisht i pabazuar, përveç nëse njoftohet zyrtarisht nga autoritetet përkatëse në Emiratet e Bashkuara Arabe”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” kishte raportuar më herët se shefi i Mossadit, Dedi Barnea, bëri të paktën dy vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë luftës me Iranin për të koordinuar veprimet ushtarake. /Kb
