Last Updated on 27/07/2026 by Monika
Seanca plenare që nisi paradite në Kuvend, do të vijojë me dyer të mbyllura.
Vendimi u komunikua pas një shkëputjeje disaminutëshe nga kryeparlamentari Niko Peleshi, që siç theksoi, do të jetë e mbyllur vetëm gjatë diskutimeve të projektligjit, ndërsa momenti i votimit do të jetë i hapur.
Mazhoranca votoi për këtë ndryshim me 74 vota dhe opozita nuk ishte e pranishme.
Vijimi i seancës lidhet me shqyrtimin e një procedurë të përshpejtuar për një marrëveshje huaje me SHBA-së për financimin e pajisjeve ushtarake./mxh
