Last Updated on 22/10/2025 by Klara
Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me zyrtarë britanikë dhe evropianë në Londër të mërkurën në kuadër të Samitit të Berlinit.
Samiti i këtij viti pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit, ndërsa udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministtri Edi Rama, po ashtu edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Liderët e dy vendeve shqiptare do të ndajë të njëjtën tryezë pas polemikave në distancë për tubimin në mbështetje të UÇK-së në Tiranë dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale.
Axhenda:
14:20
Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
14:30
Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge
14:45
Foto Familjare
15:00
Seanca Plenare e Procesit të Berlinit
15:10
Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor
Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”
Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama
15:40
Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë
Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama
16:00
Mbyllja e seancës plenare /K.M