Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës ishte banal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamerierit të lokalit që ti bënte një kafe.
Kamerieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas sipas informacioneve Danieli i ka kërkuar që ta ndez ekspresin duke përdorur edhe fjale fyese në drejtim të kamerierit. Aty ka ndërhyre Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua.
Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
