Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndarë sot një mesazh në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka publikuar pamje nga pritja e rastit e zhvilluar këtë mbrëmje, teksa thekson qëndrimin e Shqipërisë krah për krah Kosovës në forcimin e institucioneve të saj dhe rrugën e përbashkët euroatlantike.
“Në pritjen me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, një mbrëmje reflektimi dhe krenarie për rrugëtimin e një populli që fitoi lirinë dhe ndërtoi shtetin e tij sovran me sakrificë dhe vendosmëri.
Shqipëria qëndron dhe do të qëndrojë gjithmonë krah Kosovës në forcimin e institucioneve të saj dhe në rrugën e përbashkët euroatlantike. Vëllazëria jonë është e përjetshme dhe e palëkundur”,-thekson Peleshi./mxh
