Last Updated on 22/07/2026 by Monika
E enjtja e 23 korrikut është parashikuar si dita kur do të zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.
Mesa duket, deputetët do të mblidhen sërish edhe pas kësaj date.
Siç raportohet në media, Konferenca e Kryetarëve do të thërrasë deputetët sërish më datë 30 korrik, në një mbledhje që do të ketë dy pika në rend dite, më konkretisht projektligjet për arkivat dhe për të drejtën e autorit.
Ky mbledhje e caktuar në minutën e fundit duket se është supriza e radhës për deputetët e mazhorancës, para nisjes së pushimeve deri në shtator./mxh
