Përveç afrimeve te Skënderbeu po punojnë edhe për rinovimet me lojtarët që shihen si pjesë e rëndësishme e ekipet për të tashmen dhe të ardhmen.
Së fundmi, klubi korçar ka njoftuar rinovimin e kontratës me tre lojtarë. Bëhet fjalë për portierin Marko Alia dhe dy mbrojtësit, Klevis Shaqe e Ergi Zenullari.
Në postimin e klubit korçar, thuhet se lojtarët e sipërpërmendur, kanë firmosur për tre vitet e ardhshme.
“Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari kanë rinovuar kontratën dhe do jenë pjesë e KF Skënderbeu edhe për 3 vitet e ardhshme. Suksese!”, shkruan klubi./mxh
