Last Updated on 18/10/2026 by EL
Muzikanti Frederik Ndoci ka reaguar për protestat dhe përplasjet e dhunshme të ditëve të fundit, duke dalë hapur kundër zjarrvënieve, plaçkitjeve dhe sulmeve ndaj institucioneve e Policisë. Në një reagim të gjatë, ai thotë se protestat paqësore janë legjitime, por paralajmëron se dhuna mund ta çojë vendin drejt anarkisë dhe, në skenarin më të rëndë, drejt një përplasjeje civile.
Ndoci shprehet se për të “Shqipëria vjen para partive” dhe se dëmtimi i pronës publike apo private nuk mund të justifikohet politikisht. Ai hedh gjithashtu një sërë pretendimesh më të gjera për organizimin e protestave dhe ndikime nga jashtë, të cilat i paraqet si bindje të tij personale.
Reagimi i plotë i Frederik Ndocit:
Ishte nje pronar shtepie qe per inat te qeraxhiut dogji shtepin sepse ndryshe nuk i dilte nga shtepia qeraxhiu…
Shum miq e ngushelluan ne telefon sepse nuk kishte se ku ti benin vizita…
Ne se edhe ju prinder gjysher jeni me dhunen…dypalshe ju qofshi e ju bafte rehat.
Protestat e qeta Jan legjitime ne tan njerzimin, sigurisht edhe un jam njeri, pra nuk jam kunder tyre.
Protestat me dhune kurr nuk sjellin detyrim e ndryshim mendoj.
Mu si person e qytetar nuk me duhen asnji nga partite politike perpara Shqiprise mik.
Ashtu duhet me ken per te gjith njerzit me pak atdhe dashuri.
Njerezit neper zyra jan te perkohshem ndersa gjithshka tjeter asht e jemja e jotja e jona.
Ne se ky ju duket pozicionim I mbrapsht, ndoshta ka ardh koha mos me reague me dy mend ne krye, sidomos na qe perfaqsojm njerzit qe duen paqen ma shum se tana politikat e super medha e deri te ato super te vogla… ne se sillemi indiferent per hir te nje frike qe duhet pe pase para nje turme qe nuk logjikon por shkaterrim djeg vjedh vret…
lind pyetja cfare te ardhme po u lam brezave?
Revolucioni qe po perjetojme sot e dime fillimin por askush nuk e percakton fundin, asht nji revolucion qe nuk mund te ekzistoje pa mbeshtetjen e Antifa e BLM e shpallun nga Trump ne 2018 e jasht ligjeshme dhe terroriste, nuk e ka kete forme.
Ai po zhvillohet ne shum vende ne bot sot.
E ka nji qellim ky mjet i mbrapshte.
Kush I hjell ma syte nga Israeli me pa dhe me gjykue se cfar po ndodh atje?
Asnji, sepse kjo asht manover e tyne per mos me I pas syt hap askush se cfar po bajn ata atje.
Jo me Kot po merr masat Trump tash Tre vjet me I nxjerr jasht klandestinet pa letra dhe qe jan mjet destabilizimi…ku trumpit dhe vendet e tjera EDHE vet vatikani i duel kundra.
Cfar do me mbrojt un e ti ne se nuk mbrojme gjithshka tanden e temen e tonen te mos digjet te mos shkatrrohet nga grupe shum te vogla te kostruktuem e te paguen per kete.
Mu me dhimet (dhimbset)cdo gur qe hiqet nga toka per me u leshu diku… ku aty diku nuk asht asnji parti por ndoshta nji njeri I pafajshem qe nuk mendon se duhet me u ndry mrenda sepse disa anti paqedashes po bajn pis protesten shum me te drejte qe ka fillue rinia e populli tash sa kohe, sepse ata me shum arsy jan ne rruge per te drejtat e veta dhe disa te tjer perfitojn nga ky destabilizim.
Ne se u quejt trathtar Zogu qe disa dit perpara leshoi postin dhe erdh Italia me pushim?
Ju mendoni se erdh populli ne fuqi qe sulmoi pallatin e dimrit ne Moske 1917?
Ju mendoni se me e lan shtetin ai ne krye qetsohet gjithshka?
Jo o ju anarshiste ne grup, atehere nuk ka shtet dhe atehere Bjeri I forti te dobetit..ku meshira asht qorre dhe ku ndeshkimi asht qorr …
Lufta civile.
Ata qe fshihen diku dhe qe nuk do i shohim dhe nuk do i ti njohim kurr ideatoret e mbrapshte.
Askush prej tyne nuk thot perpara per te ardhmen time fillimisht por perpara per shkaterrim e me pas vjen e ardhmja e tyne..qe sot nuk jan e nuk do te jen ata qe sot dalin me mikrofona e me fjalor rrugaçerie.
Ata I kan tana mundsit qe neser prap te jen ne qeveri me nji kolltuk dhe qe pas 20 vjetesh na duhet me e djeg prap Shqipnin e shqiptaret pikerisht ky brezi qe sot asht 1 vjeç?/et
