Last Updated on 03/11/2026 by EL
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara, në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi S. D, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./et
