Një takim trepalësh midis presidentit amerikan Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me qëllim përfundimin e luftës u propozua nga Drejtori i CIA-s John Ratcliffe gjatë një vizite sekrete në Moskë në fillim të kësaj jave, sipas disa mediave amerikane.
Vizita e tij kishte për qëllim pjesërisht të shihte nëse shefat e inteligjencës ruse mund të ndihmonin në bindjen e Putinit për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja me Ukrainën.
Të premten, zyrtarët amerikanë informuan Zelensky-n mbi bisedimet e Ratcliffe në Moskë dhe propozimin për një samit trepalësh.
Administrata Trump e ka hedhur idenë edhe më parë. Zelensky e mbështeti, por Putin e hodhi poshtë./mxh
