Cristiano Ronaldo ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Al Nassr ndaj Al Taawoun, duke shënuar golin që i dha tri pikët skuadrës së tij.
Me këtë realizim, sulmuesi portugez e ka çuar në 978 numrin e golave të shënuar në karrierë dhe tashmë i duhen edhe 22 për të arritur shifrën e 1000 golave.
Al Taawoun kaloi i pari në avantazh në minutën e 11-të me Al Hurayji. Al Nassr barazoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë me Samuel Costa.
Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 50-të të ndeshjes. 41-vjeçari arriti gjithashtu në 104 gola në Saudi Pro League me fanellën e Al Nassr, duke kaluar shifrën prej 103 golash të Mohammad Al Sahlawi.
Al Nassr ka shënuar tashmë në 91 ndeshje radhazi dhe ndodhet vetëm gjashtë takime larg rekordit botëror. Pas katër javësh, Al Nassr kryeson kampionatin saudit me 12 pikë, ndërsa Ronaldo vazhdon rrugëtimin drejt objektivit të 1000 golave në karrierë./mxh
