pas raportimeve në mediat e huaja, Izraeli ka kryer sulme ajrore mbi infrastrukturën qeveritare siriane në jug të vendit.
Sulmet shihen si përgjigje të situatës ndaj civilëve druzë në provincën Suweida.
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se goditi një qendër komande dhe armë të ruajtura në komplekset e ushtrisë gjatë natës.
“IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) nuk do të tolerojnë dëmin ndaj popullsisë druze në Siri dhe do të vazhdojnë të veprojnë për t’i mbrojtur ata”,-tha ushtria.
Ministria e Jashtme Siriane e denoncoi sulmin si një sulm të egër ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe e quajti justifikimin e Izraelit si pretekst të dobët dhe justifikim të sajuar./mxh
