Nutricionistët po i rikujtojnë njerëzve rëndësinë e mëngjesit si vakti më i rëndësishëm i ditës. Një mëngjes i balancuar ndihmon trupin të nisë metabolizmin, përmirëson përqendrimin dhe parandalon ndjenjën e lodhjes apo irritimit gjatë ditës.
Sipas një raporti të Shoqatës Evropiane të Ushqyerjes, njerëzit që konsumojnë mëngjes rregullisht kanë rreth 25% më pak gjasa të shtojnë në peshë. Kjo sepse ushqyerja e hershme ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në kontrollin e oreksit.
Ekspertët rekomandojnë që mëngjesi të përfshijë një burim proteine (vezë, kos apo djathë të lehtë), fibra (tërshërë apo fruta) dhe karbohidrate të ngadalta si buka integrale. Lënia pas dore e këtij vakti shpesh çon në ngrënie të tepërt gjatë drekës dhe në ndjesinë e mungesës së energjisë./KM
