Aktivistët e flotiljes globale Sumud, të cilët ishin nisur për në Gaza por u ndaluan në ujërat ndërkombëtare nga Izraeli, kanë mbërritur në Stamboll.
422 aktivistët u transportuan me tre aeroplanë të veçantë të Turkish Airlines. Mes aktivistëve është dhe shqiptari Baki Goxhaj.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, ata do të shkojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për ekzaminimin e nevojshëm si pjesë e hetimit të nisur nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit./mxh
