Një mesazh i mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur një tjetër qëndrim mbi debatin e nxehtë për projektet turistike. Në një kohë kur një pjesë e qytetarëve kanë dalë në Bulevard duke kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik në zonën e Zvërnecit, një qytetar ka ndarë një opinion krejt ndryshe lidhur me këtë investim prej 4 miliardë dollarësh, i cili pritet të jetësohet në vendin tonë nga familja Trump dhe Kushner.
Sipas qytetarit, shumë shqiptarë që e duan vendin janë në parim pro këtij investimi, mirëpo zgjedhin të mos ekspozohen publikisht për shkak të presioneve dhe sulmeve në rrjetet sociale.
“Mos e ndalni projektin. Shumica e shqiptarëve janë PRO mega investimeve por publikisht nuk ju përkrahin për arsye të ushtrive për linqime dhe fyerje online. Kush e do Shqipërinë, e do të zhvilluar”, shkruhet tekstualisht në mesazhin e mbërritur në telefonin e zyrtarit socialist.
Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Taulant Ballës, i cili nuk ka nguruar ta ndajë mesazhin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke e shoqëruar këtë postim me mbishkrimin e shkurtër “Foto e ditës”./a.d
