Lionel Messi bëhet pronar i një klubi. Ylli argjentinas ka vendosur të blejë UE Cornella, skuadër kjo e kategorisë së 3-të në Spanjë.
Klubi, i themeluar në vitin 1951, njihet për punën që është bërë me talentet e rinj dhe ka prodhuar disa lojtarë që më pas kanë arritur nivele të larta në futbollin evropian. Me këtë vendim për të blerë këtë klub, lë të kuptohet se Messi do qëndojë në botën e futbollit edhe pas mbylljes së karrierës si lojtar./et
