Milani thuhet se po përgatitet për një riorganizim të madh gjatë verës, ndërsa parashikon largimin e Mike Maignan.
Maignan është në muajt e fundit të kontratës me Rossonerët dhe deri tani nuk ka përparim sa i përket një rinovimi.
Situata e tij mund ta bëjë Maignan të largohet gjatë verës nga San Siro dhe drejtuesit e Milanit nuk po qëndrojnë duarkryq duke etiketuar tashmë pasuesin e tij si numër 1.
Sipas Sky Italy, Rossonerët e kanë zgjedhur portierin e Liverpoolit, Alisson Becker, si zëvendësuesin ideal dhe tashmë kanë hapur diskutime me përfaqësuesit e brazilianit. m.p.
