Last Updated on 22/02/2025 by adminfjala
Milani ka vazhduar javën e tmerrshëm pasi eliminimi në Ligën e Kampioneve, është pasuar me një humbje në kampionat përballë Torinos, që i ka hequr mundësinë për t’iu afruar zonës Champions.
Një gabim qesharak që në minutat e parë të dyshes Maignan-Thiaw solli autogolin e mbrojtësit që u dha avantazhin vendasve. Më pas, Milani reagoi pa ide, duke mos shqetësuar aq shumë ekipin vendas. Gjithsesi, si kishte mundësinë për të shënuar me anë të Pulisic, por ky i fundit pa t’i neutralizohej një penallti nga Milinkoviç-Saviç.
Në pjesën e dytë, Milani ishte më kërkues dhe tentoi disa herë të gjente barazimin, derisa ia arriti me Riejnders. Por vendasit gjetën përsëri shumë shpejt avantazhin me Gineitis, duke ruajtur shifrat 2-1 deri në vërshëllimën përfundimtare./ D.C